Uashingtoni dhe Moska duhet të vazhdojnë të forcojnë mirëbesimin, mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe besimin reciprok ndaj njëri-tjetrit në të gjitha nivelet. Për këtë deklaroi në intervistën dhënë Agjencisë ruse ITAR-TASS Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton. Baza më e mirë për forcimin e besimit janë marrëdhëniet ndërmjet kombeve, prandaj është me rëndësi jetike komunikimi më aktiv me njëri-tjetrin, mendon ajo.

0Hillary Clinton vuri në dukje gjithashtu, se presidentët Dimitri Medvediev dhe Barack Obama po përpiqen të stimulojnë kontaktet më të gjera sociale. Si shembull ilustrativ ajo përmedi udhëtimin e Medvedievit në “Silicon Walley” të Kalifornisë. Atje tani funksionon Qendra ruse e Inovacioneve, kurse 2 kompani amerikane po punojnë aktivisht tani për krijimin e analoges së saj në Rusi - në Skolkovo.