Transportuesi ajror kombëtar i Rusisë “Aeroflot” planifikon të rrisë aty nga viti 2025 vëllimin e transportit të pasagjerëve deri në 70 milionë njerëz. Për këtë deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë “Aeroflot” Vitali Saveliev. Sipas fjalëve të tij, rezultate të tilla kompania planifikon të arrijë për llogari të prezencës së vet në të gjitha segmentet e transportit: klasa premium, fluturime çarter, segmenti low-cost (me çmim të ulët). Kjo do ti lejojë “Aeroflot-it” të hyjë në 5-shen e transportuesve më të mëdhenj evropianë dhe në 20-shen e atyre botërorë.

0Sipas rezultateve të vitit 2010, Kompania “Aeroflot” ka transportuar 14 milionë pasagjerë.