Shkarko audiofailin

Danimarka, e cila konsiderohet si një nga vendet më demokratike të Bashkimit Evropian, miratoi ligjin që ka për qëllim deportimin e emigrantëve të cilët kanë kryer vepra penale.

Vendimi zyrtar për shtrëngimin e Legjislacionit të Emigracionit u miratua nga parlamenti i Mbretërisë me 97 vota “pro”. “Kundër” u shprehën vetëm 7 deputetë. Që këtej e tutje çdo i huaj, që ka jetuar në Danimarkë më pak se 5 vjet, mund të niset për në atdhe bile edhe për shëtitjen e qenit jo në vendin e duhur. Kurse ata, që ndodhen me banim në Mbretëri mbi 9 vjet, mund të dëbohen nga vendi për kryerje të krimeve të rënda të tilla si trafikimi i drogës dhe ushtrim dhune ndaj personit. Për çdo emigrant (kolon) autoritetet lokale do të marrin më shumë se 3 mijë euro prej arkës së shtetit.

Një sërë kritikësh të ligjit të ri tashmë deklaruan, se kjo mund të çojë në abuzime dhe tentativa për të mbushur xhepat me të huajt. Të diskutueshëm e quajnë ligjin ekspertët edhe për nga pikëpamja e respektimit të të drejtave të njeriut. Drejtuesi i Qendrës së Asistencës Ligjore për bashkatdhetarët “Moska-Rusët” Mihaill Joffe në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” tha si vijon: “- Unë mendoj se në Danimarkë është kryer një gabim ligjor. Dhe në qoftë se do të flitet për këto mospërputhje, unë jam i bindur se parlamentarët do ta korrigjojnë ligjin. Mund të përmendet në këtë rast shembulli i vendeve balltike, ku në nivel legjislativ janë aplikuar norma diskriminuese. As Këshilli i Evropës, as OKB-ja nuk reagojnë fort ndaj faktit se në vendet balltike qindra mijëra njerëzve u janë shkelur brutalisht të drejtat e tyre”, - tha Mihaill Joffe.

Ligji i ri danez u kritikua nga Kryqi i Kuq dhe UNICEF. Në vetë Danimarkë juristët theksojnë natyrën çnjerëzore (anti-humane) të ligjit dhe rënien e tij në kundërshtim të plotë me detyrimet ndërkombëtare të vendit.

Sipas mendimit të ekspertëve, në ligjin e ri përveç shkaqeve politike evidentohen edhe arsye thjesht ekonomike. Sipas një studimi të Ministrisë së Integrimit në Danimarkë, si rezultat i shtrëngimit të politikës së imigracionit, numri i qytetarëve jo-danezë në Mbretëri për këto 10 vitet e fundit ka rënë deri në 2/3 dhe përbën aktualisht 6% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Kjo i lejoi Kopengahenit të kursejë 6,7 miliardë euro për llogari të përfitimeve të papaguara sociale të emigrantëve.

Ligjislacioni i Emigracionit në Danimarkë filloi të rreptësohet gradualisht që nga viti 2001, kur në pushtet në vend erdhi koalicioni i pakicës në përbërjen e të cilit hyjnë Partia Venstre dhe Partia Popullore Konservatore.

0Praktika tregon qartë se iniciativat daneze me kalimin e kohës fillojnë të zbatohen edhe në vende të tjera evropiane. Dhe nuk përjashtohet mundësia e asaj, që ligji i ri danez ti vijë për mide edhe shteteve të tjera të Bashkimit Evropian.

Elizaveta Isakova