Në Shën Petersburg sot pritet të hapet Salloni i V Ndërkombëtar Ushtarako-Detar. Puna e tij do të zgjasë 2 ditë. Në portin e lumit Neva tashmë mbërritën luftanijet e para dhe motoskafët luftarakë - “eksponatet lundruese” të këtij show mjaft impresionues të ndërtuesve të anijeve, krijuesve të armatimeve, sistemeve të lundrimit dhe pajisjeve të tjera të marinës.

Në skelën e Stacionit Detar dhe në ujërat e lumit Neva do të paraqiten më shumë 40 anije, motoskafë dhe mjete lundrimi të Flotës Ushtarako-Detare, Shërbimit Kufitar të Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë dhe ndërmarrjeve-pjesëmarrëse të Sallonit.

0Në këtë Sallon marrin pjesë edhe 3 luftanije të huaja: fregata “Hamburg”e Forcave Ushtarako-Detare të Gjermanisë, fregata “Van Amstel” e  Forcave Ushtarako-Detare Mbretërore të Holandës dhe fregata “Carr” e Forcave Ushtarako-Detare të SHBA.