Shkarko audiofailin

Përmbledhjen e deklaratave të financierëve kryesorë evropianë mbi situatën e mjerueshme në Greqi e botoi revista gjermane “Manager Magazin”. Borxhi kombëtar i Greqisë përbën 330 miliardë euro. Dhe deri në fund të vitit ai kërcënon të rritet nga 140-165% të PBB (GDP).

Privatizimin e madh të pronës shtetërore greke rekomandon ish-Kancelari i RFGJ Helmut Schmidt. Realizimi i tij duhet të shoqërohet me programin afatgjatë të stimulimit të prodhimit, punësimit dhe të ardhurave të popullsisë. Nevojiten projekte të mëdha infrastrukturore. Këtë ide të tij e mbështet edhe Ministri i Financave i Gjermanisë Wolfgang Schäuble (Shoijble). Të dy këta politikanë nuk pajtohen vetëm në një pikë. Schäuble as që dëshiron të dëgjojë fare për daljen e Greqisë nga zona e euros. Kurse Schmidt nuk shikon kurrfarë tragjedie në këtë gjë duke logjikuar në këtë mënyrë: se bile edhe falimentimi i një prej vendeve të vogla partnere të BE do të kishte vetëm ndikim kalimtar, të përkohshëm psikologjik.

Shefi i Bankës Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet do të preferonte të përdorte në këtë rast levat administrative. Ëndrra e tij është krijimi i një Ministrie të vetme të Financave për Bashkimin Evropian. Pra, që me anë të plotfuqishmërive përkatëse të krijohet mundësia për ndërhyrje në politikën financiare të shteteve të veçanta. Idenë e ristrukturimit të borxhit kombëtar të Athinës Trichet e hedh poshtë në mënyrë kategorike. Dhe kjo pozitë e tij është plotësisht e kuptueshme: sepse pjesën “e luanit” (atë kryesore) të obligacioneve të siguruara greke i ka blerë vetë Banka Qendrore Evropiane. Kështu që, në rast të reduktimit të borxhit pikërisht ajo dhe do të pësojë humbjet më të mëdha.

Një gjë është krejtësisht evidente në momentet aktuale: mungesa e plotë e uniformitetit të mendimeve. Ja se ç’thotë në lidhje me këtë ekonomisti rus Aleksandër Nekipellov: “- Situata paraqitet jashtëzakonisht e komplikuar, veçanërisht për vetë Greqinë dhe për BE. Unë mendoj se Jean-Claude Trichet ka plotësisht të drejtë kur thotë, se kriza aktuale është një nga rezultatet e ekzistencës së zonës ekonomike me sistem unik monetar dhe politikë autonome financiare. Por përkatësisht efikasitetit të idesë së krijimit të ministrisë mbikombëtare të financave unë kam dyshimet e mia. Diskutimet, natyrisht, do të vazhdojnë, por Bashkimi Evropian ka gjasa të ndjekë linjën e përcaktuar tashmë nga ai që më parë. Si zor të besohet që BE të lejojë falimentimin e Greqisë, sepse kjo do të ishte një goditje e fuqishme edhe mbi vetë Bashkimin Evropian. Por gjatë kësaj ai do të insistojë në marrjen e vendimeve të rrepta financiare dhe do të monitorojë me kujdes të madh zbatimin e tyre. Unë i përmbahem mendimit se ristrukturimi i borxhit të Greqisë është i pashmangshëm. Zgjidhje të shpejtë të këtij problemi nuk ka dhe as që mund të ketë në parim. Meqenëse është e pamundur të parashikohen paraprakisht të gjitha detajet”, - thotë ekonomisti rus Aleksandër Nekipellov.

0Me sa duket nga të gjitha, krerët e BE do të përpiqet me të gjitha forcat të shpëtojnë Greqinë. Të paktën për vetë faktin, se pasojat e default-it të saj do tu kushtojnë shumë më shtrejt taksapaguesve evropianë se sa dhënia e ndihmës për shpangien e falimentimit të këtij vendi.

Sergei Guk