Tregu rus i automobilave aty nga viti 2014 mund të bëhet i pari në Evropë. Me një parashikim të tillë doli në mbledhjen e qeverisë së Federatës Ruse Ministri i Industrisë dhe Tregtisë Viktor Hristienko.

0Sipas fjalëve të tij, mbi bazë të përfundimeve të 5 muajve të këtij viti Federata Ruse doli në vendin e tretë në Evropë përkatësisht vëllimit të shitjes së automobilave. Ministri vuri në dukje, se shitjet e makinave të reja në Rusi që nga janari deri në maj u rritën 61%, nga të cilat pjesa e makinave të prodhuara në vend përbëri 68%.