Përfaqësuesi i Presidentit të Federatës Ruse në Lindjen e Largët Viktor Ishajev i propozoi Japonisë përvetësimin e përbashkët të vendburimeve të naftës dhe gazit në shelfin e ishujve Kurilet Jugore. Një hap i tillë do ti jepte impuls të ri marrëdhënieve dypalëshe, një ndër problemet e mprehta të të cilave është konflikti ekzistues për shkak të përkatësisë së këtyre ishujve, deklaroi ai në intervistën e vet dhënë gazetës japoneze “Nihon Keizai”.

0Ishujt e vargut të Kurileve Jugore - Iturup, Kunashir, Shikotan dhe Habomai -  hynë në përbërjen e ish Bashkimit Sovjetik mbi bazë të përfundimeve të Luftës së Dytë Botërore. Sovraniteti mbi këta ishuj i Rusisë, e cila është pasardhëse, trashëgimtare e Bashkimit Sovjetik, është përforcuar me traktatet përkatëse ndërkombëtare.