Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev do të paraqesë sot mesazhin e buxhetit të vitit. Tezat kryesore të tij ai do ti bëjë publike në takimin me anëtarët e qeverisë dhe udhëheqësit e të dy dhomave të Kuvendit Federal (parlamentit), njoftoi Ndihmësi i kryetarit të shtetit Arkadi Dvorkoviç.

Në mesazhin në fjalë janë renditur drejtimet kryesore të punës së shtetit në sferën e politikës buxhetore, decentralizimit të plotfuqishmërive të organeve të pushtetit, mbështetjes së modernizimit të ekonomisë.

0Presidenti çdo vit del me dy mesazhe - atë parlamentar dhe buxhetor. Mesazhi buxhetor është pjesë e përgatitjes së buxhetit federal.