Kompania ruse “Inter RAO JEES” (“Интер РАО ЕЭС) sonte në mesnatë do të ndërpresë furnizimin e energjisë elektrike në Bjellorusi. Vendimi u morr në lidhje me faktin se Minsku nuk i shleu borxhin prej 1.5 miliardë rublash (rreth 50 milionë $) palës ruse.

Kompania shtetërore “BelEnergo” është monopoliste në tregun e shërbimeve energjetike në Bjellorusi. Kompania bashkon prodhimin e energjisë elektrike, transmetimin dhe shpërndarjen e saj. Tani Kompania-monopoliste bjelloruse nuk është në gjendje të paguajë dot për furnizimet e marra më parë të energjisë elektrike nga ana e palës ruse për shkak të problemeve me monedhën kombëtare, që lindën në vend gjatë krizës aktuale monetare.

Siç vuri në dukje në intervistën ekskluzive dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” bashkëpunëtori i vjetër shkencor i Institutit rus të Energjetikës dhe Financave Sergei Kondratiev, ky proces nuk ka karakter politik: “- Në këtë rast ka vend ekskluzivisht konflikti, debati ekonomik. Midis kompanive “Inter RAO JEES” (“Интер РАО ЕЭС) dhe “BelEnergo” ekziston një marrëveshje e nënshkruar tashmë. Marrëveshja parashikon pagesën për mallin e dorëzuar për shfrytëzim. Meqenëse afati i shlyerjes së pagesës kaloi, Kompania ruse “Inter RAO JEES” (“Интер РАО ЕЭС) gjatë zhvillimit të skenarit më negativ mund të apelojë në gjykatat përkatëse ndërkombëtare dhe të kërkojë pagesën e borxhit me vendim gjykate”, - tha Sergei Kondratiev.

0Tani ekspertët parashikojnë 2 rrugë të zhvillimit të ngjarjeve: pozitive dhe negative. “Ajo “pozitive” parashikon pagimin e borxhit nga ana e palës bjelloruse dhe rifillimin e furnizimit të energjisë elektrike në Bjellorusi me qëllim që, në veçanti, të mos u shkaktohet dëm konsumatorëve. Por në qoftë se kjo nuk do të ndodhë, atëhere furnizimet e energjisë elektrike në Bjellorusi do të bllokohen nga pala ruse për një afat të gjatë, vuri gjithashtu në dukje në intervistën e vet dhënë “Zërit të Rusisë” Sergei Kondratiev. Për Bjellorusinë kjo do të thotë domosdoshmëri për të kërkuar furnizues (shitës) të tjerë ose për të zhvilluar kapacitetet e veta. Edhe njëri variant, edhe tjetri, sipas fjalëve të ekspertëve, aktualisht janë një problem i caktuar, sfidë reale për vendin.

Ozherelieva