Rusia i ofroi Bashkimit Evropian krijimin e agjencisë së përbashkët për luftën kundër drogës. Për këtë njoftoi në Bruksel Kreu i Shërbimit Federal të Rusisë për Monitorimin e Trafikimit të Drogës Viktor Ivanov. Ai morri fjalën në selinë e Parlamentit Evropian në konferencën “Zbatimi i strategjisë së re për Afganistanin”.  

0Sipas fjalëve të Viktor Ivanov, struktura e re në partneritet të ngushtë me OKB-në dhe Organizatën e Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK) mund të bëhej bazë e sigurisë anti-drogë në rajonin e Euro-Azisë.