Specialistët japonezë kanë gjetur stroncium radioaktiv në fund të detit në rajonin e centralit bërthamor “Fukushima-1”, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe cunami që e pasoi atë më 11 mars të këtij viti. Korporata radiotelevizive lokale japoneze NHK njoftoi, se zbulimi i rrezikshëm u bë që në fillim të këtij muaji gjatë ushtrimit të kontrollit të fundit të detit.

0Radionukleidi stroncium-90 i zbuluar nga shkencëtarët përbën rrezik jashtëzakonisht të madh për shëndetin e njeriut. Ai mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme onkologjike pasi depërton në mushkëri.