Shkarko audiofailin

Talibanët pakistanezë iu kërcënuan me hakmarrje vendeve të NATO-s për likuidimin e Osama bin Ladenit. Njëri nga krerët e “Lëvizja e talibanëve të Pakistanit” Wali ur-Rehman në transmetimin direkt të Kanalit televiziv “Al Arabiya” deklaroi se tashmë janë përcaktuar 10 objektivat në Perëndim, të cilat do ti nënshtrohen në mënyrë të pashmangshme sulmeve. Gjatë kësaj ai vuri në dukje se në Evropë aktet e para terroriste do të ndërmerren në Francë dhe në Britaninë e Madhe.

Kjo dhe duhej pritur, shprehet eksperti për Islamin Politik Georgi Engelhardt: “- Një reagim i tillë është krejtësisht i parashikueshëm. Në fund të fundit Osama bin Laden ishte njëri nga aktivistët më të rëndësishëm politikë të Lëvizjes, Lider i njohur mbarëbotërisht, i mirëpromovuar i saj. Vdekja e tij, sipas definicionit, nuk mund të kalonte pa kurrfarë tentativash për hakmarrje simbolike”, - thotë Georgi Engelhardt.

Në përgjithësi, tani fjalën e kanë shërbimet sekrete (të inteligjencës) perëndimore. Duhet të merren masa jashtëzakonisht të rrepta, vigjilente sigurie. Dhe jo vetëm në Britaninë e Madhe dhe Francë. Është plotësisht e mundur që këto dy vende të jenë përmendur për shpërqendrimin e vemendjes nga objektivat e vërteta. Nuk duhet të rilaksohen as SHBA, megjithëse ato tashmë po zhvillojnë bisedime sekrete me liderët e Lëvizjes “Taliban”, - thotë eksperti i Institutit rus të SHBA dhe Kanadasë Vladimir Vatiuk: “- Amerikanët nuk kanë rrugëdalje tjetër. Regjimi i Hamid Karzait në Afganistan është shumë i dobët, fare pa popullaritet dhe të lidhen shpresat me të tani, kur praktikisht filloi tërheqja e trupave amerikane dhe natoviane nga Afganistani, do të ishte një hap krejtësisht i pamenduar, jolargpamës. Në këto kushte amerikanët nuk kanë alternativë tjetër përveç ndërmarrjes së përpjekjes për zgjerimin e bazës politike të qeverisë së ardhshme afgane, midis të tjerash edhe për llogari të zhvillimit të dialogut me të ashtuquajturit talibanë të moderuar. Megjithëse ekzistojnë dyshime të mëdha në lidhje me vetë faktin e ekzistencës, në përgjithësi në natyrë, të talibanëve të moderuar”, - tha Vladimir Vatiuk.

0Bile më tepër se kaq, anëtarët e thjeshtë të Lëvizjes “Taliban” shpesh herë i përmbahen prirjeve shumë më radikale se vetë udhëheqësit e organizatës. Në rrethana të tilla SHBA do ta kenë jashtëzakonisht të vështirë për të negociuar me ta, mendojnë ekspertët. Dhe nuk është aspak e qartë se çfarë do të kërkojnë talibanët në këmbim të luajalitetit të vet ndaj Uashingtonit. Përveç kësaj, nuk duhet lënë kurrsesi në harresë edhe fakti, se talibanët afganë dhe talibanët pakistanezë dallohen në mënyrë kardinale nga njëri-tjetri. Të përbashkët ata kanë vetëm ideologjinë, por nuk kanë as një udhëheqje të vetme, as pikëpamje uniforme. Edhe në qoftë se përfaqësuesit e Lëvizjes “Taliban” do të hyjnë në përbërjen e qeverisë dhe do të premtojnë se do të ndërpresin aktivitetet e veta subversive, mbi talibanët e Pakistanit ky premtim nuk do të përhapet kurrsesi, shprehen me bindje të plotë ekspertët.

Inessa Frollova