Shkarko audiofailin

Të enjten e ardhshme parlamenti grek ose do të miratojë planin mobilizues për shkurtimin e shpenzimeve shtetërore, ose do ta hedhë poshtë atë. Në rastin e fundit vendi nuk do të mund të marrë këstin e radhës të kredisë 12-miliardëshe të BE dhe FMN dhe ka të ngjarë ta deklarojë veten të falimentuar. Kurse Papandreut do ti duhet të plotësojë kërcënimet e tij dhe të japë dorëheqjen. Por kush do ta pësojë më fort nga kriza financiare? Çfarë hapash ka ndërmend të ndërmarrë Bashkimi Evropian?

Mbi këtë temë përsiat në komentin e vet vëzhguesi i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Sergei Guk. Autori shkruan: Dëmi më i madh i kërcënohet Bankës Qendrore Evropiane, e cila ka investuar 49 miliardë euro në bonot e zhvlerësuara greke për hir të mbështetjes së tyre. Pas saj renditen bankat gjermane, franceze, amerikane si dhe ato greke. Në kohën e vet ato patën fituar para të mira në diferencën e kurseve valutore. Me ristrukturimin e borxheve greke askush nga kreditorët nuk dëshiron të merret, sidomos Banka Qendrore Evropiane. Ja mendimi i Aleksei Kuznecovit, Drejtorit të Qendrës ruse të Studimeve Evropiane të Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare: “- Unë nuk e vërej me aq pesimizëm atë që po ndodh aktualisht në Greqi. Deficite serioze buxhetore kanë shumë vende. Mua më duket se diskutimi mbi atë se Greqia do ta deklarojë veten default, se do të dalë nga zona e euros, është më tepër zhurmë politike me qëllim që të mos lejohet qeveria greke të rilaksohet. Askush nuk do ta lerë në baltë Greqinë: sepse do të jetë si tepër e madhe kosto e kësaj për BE”, - konkludon Aleksei Kuznecov.

Skeptikët mendojnë se masat e shpëtimit janë të vonuara. Profesor Stefan Homburg, Drejtori i Institutit të Financave Shtetërore të RFGJ mendon: se euro nuk ka të ardhme. Kurse shumica e ekspertëve të autoritetshëm rusë të sferës së financave vazhdojnë të besojnë në stabilitetin, qëndrueshmërinë e euros. Njëri nga autoritetet e shquara Rusllan Grinberg, Drejtori i Institutit të Ekonomisë të Akademisë së Shkencave të Rusisë përjashton krejtësisht mundësinë e daljes së Greqisë nga zona e euros dhe falimentimin e monedhës unike. “- Situata është me të vërtetë kritike. Por unë jam krejtësisht i bindur se kësaj here do të shtyhen pagesat e borxheve për Greqinë. Ky variant është i pranueshëm dhe do të ndikojë për qetësimin e tregjeve. Në qoftë se do të shfaqet vullneti i fortë për shpëtimin e Greqisë, atëhere do të qetësohet edhe situata në tregjet monetare. Ju e kuptoni për mrekulli se Greqia është një vend i vogël. Nëse nuk do të mund të shpëtojnë dot Greqinë, e gjithë kjo do të ngjasojë me dështimin serioz të vetë idesë evropiane. Dhe atëhere zona e euros do të përballet me probleme me të vërtetë serioze. Ky do të jetë precedent”, - tha Rusllan Grinberg.

0Nga bankat private udhëheqja e Bashkimit Evropian pret avancimin, hapin e vetëm - zgjatjen e afatit të shlyerjes së borxhit grek (prolongimin e tij). Por se në çfarë mase dhe për sa kohë - kjo do të bëhet e qartë më 3 korrik në takimin e radhës të udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

Sergei Guk