Zëri i Rusisë Bashkimi Ndërkombëtar i Patinazhit (ISU) sot bëri publike rezultatet e përcaktimit të patinatorëve sipas etapave të serisë Grand Prix të sezonit të ardhshëm, i cili do të fillojë me turneun Skate America më 21-23 tetor të vitit 2011 dhe do të përfundojë në Moskë me rivalitetin për Cup of Russia 25-27 nëntor.

Ekipi përfaqësues i Rusisë do të marrë përfaqësim maksimal në etapën moskovite të Grand Prix - nga 3 pjesëmarrës për secilin lloj të programit (çiftet sportive, kërcimet në akull, patinazhi individual artistik në akull). Pritet që në Moskë të debutojë kampioni olimpik Eugjeni Plushenko, i cili i riktheu vetes këtë muaj statusin e tij amator.

Finalja e Grand Prix do të zhvillohet në Quebec (Kanada) më 8-11 dhjetor.