Zëri i Rusisë Shkencëtarët rusë vazhdojnë të kërkojnë qytetërimet jashtëtokësore dhe ata shpresojnë ta arrijnë këtë qëllim brenda 20 viteve. Për këtë deklaroi Drejtori i Institutit të Astronomisë së Aplikuar të Akademisë së Shkencave të Rusisë Andrei Finkelshtein në konferencën për shtyp mbajtur në Moskë.

Sipas informacionit të shkencëtarëve, deri në momentet aktuale janë zbuluar rreth 1000 planete, të pozicionuar pranë yjeve të ngjashëm me Diellin dhe 10% e këtyre planeteve ngjasojnë shumë me Tokën. Ekzistenca e jetës në to është e mundur vetëm në rast se atje ka ujë.

0Sot në Institutin e Astronomisë së Aplikuar të Akademisë së Shkencave të Rusisë po zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar me temë “Kërkimi i qytetërimeve jashtëtokësore”.