Zëri i Rusisë Vendimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e urdhër-arrestit në emër të Liderit libian Muammar Gaddafi nuk mbyll rrugët për rregullimin e problemit libian me rrugë politike, deklaroi i Dërguari i posaçëm i Presidentit të Federatës Ruse për Afrikën Mihaill Margellov. Bashkë me këtë ai vuri në dukje, se koha nuk punon aspak në favor të Gaddafit. Sipas mendimit të Margellovit, Tripoli mund të shfrytëzonte samitin e Bashkimit Afrikan, i cili do të hapet më 30 qershor në Guinenë Ekuatoriale, për paraqitjen e “iniciativave reale”.

0Gjykata Penale Ndërkombëtare sot morri vendimin për lëshimin e urdhër-arrestit për Gaddafin, të birin e tij Seyf- al-Islam Al-Gaddafi dhe Kreun e Shërbimit të Zbulimit të Libisë Abdullah al-Sanissi, të dyshuar për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit.