Zëri i Rusisë Në Kaukazin e Veriut që nga fillimi i vitit u eliminuan më tepër se 200 militantë, gjysma e tyre u likuaduan në Dagestan (Republikë në përbërjen e Federatës Ruse kjo). Për këtë njoftoi Ministri i Brendshëm rus Rashid Nurgalijev. Sipas fjalëve të tij, u parandaluan rreth 30 krime me orientim terrorist, u likuiduan dhjetra baza dhe depo armësh të guerilasve.

0Zbulimi i krimit në Dagestan i tejkaloi 80%. Kjo sipas mendimit të Ministrit, “është shifër impresionuese”. Njerëzit duan ti heqin qafe banditët që fshihen në pyje dhe organizojnë sulme terroriste e diversione kundër banorëve paqësorë, -konstatoi Rashid Nurgalijev.