Zëri i Rusisë Modernizimi është ideja kryesore e politikës ruse dhe shteti shpreson shumë se investitorët do të marrin pjesë në mënyrë aktive në mishërimin e tij në jetë. Për këtë deklaroi Ndihmësi i Presidentit të Federatës Ruse Arkadi Dvorkoviç në konferencën e grupit të investimeve “Renaissance Capital”.

0Sipas fjalëve të Arkadi Dvorkoviçit, 15 iniciativat legjislative të shpallura nga Dimitri Medvediev, që synojnë përmirësimin e klimës së investimeve në Rusi, do të zbatohen këtë vit. “Pavarësisht nga fakti se kush do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, - shtoi ai.