Në mbledhjen e Komisionit për modernizimin e ekonomisë ruse, që zhvilloi sot Dimitri Medvediev, u diskutuan “teknologjitë e gjelbra” dhe çështjet ekologjike.

Ai përmendi disa projekte mjaft premtuese, në të cilat, sipas mendimit të tij, duhet të përqendrohen përpjekjet tona në një të ardhme të afërt: “- Ky është sistemi i monitorimit të kushteve ekologjike nga kozmosi. Në saje të punës së satelitëve është bërë i mundur, në veçanti, kontrollimi i qarkullimit të mallrave të rrezikshme për mjedisin, për gjendjen e pyjeve dhe akullnajave, i punës së elektrostacioneve atomike. Është e domosdoshme t’i kushtohet vemendje edhe zhvillimit të energjetikës “së gjelbër” alternative, pjesa përbërëse e së cilës është jashtëzakonisht e ulët në Rusi - rreth 1%”, - tha Dimitri Medvediev.

Presidenti Medvediev u propozoi gjithashtu disa rajoneve të vendit të marrin në konsideratë mundësinë e kalimit të transportit publik tek makinat e lira elektrike dhe makinat me motorë hibridë. Kjo masë është e pashmangshme, pasi një zëvendësim i tillë do të reduktojë dyfish vëllimin e emisioneve të dëmshme në atmosferë.

Një vemendje e veçantë i duhet kushtuar industrisë bërthamore, vuri në dukje Presidenti rus: “- Rusisë i duhet të vazhdojë të përsosë më tej sistemet e sigurisë të reaktorëve në centralet bërthamore. Studime serioze duhet të zhvillohen në fushën e përpunimit të mbeturinave bërthamore. Gjatë ndërtimit të elektrostacioneve atomike ne duhet të mendojmë paraprakisht se çfarë do të bëjmë me trashëgiminë e tyre”, - tha Dimtri Medvediev.

Meqë ra fjala, pas tragjedisë që ndodhi në Japoni, në Rusi u ndërmorrën inspektime të paplanifikuara më parë në të gjitha elektrostacionet atomike vepruese të vendit. Konkluzioni i nxjerrë pas kësaj nga Komisioni qeveritar ishte fare i qartë, i njëkuptimshëm: të gjitha centralet bërthamore janë në gjendje të përballojnë çfarëdo lloj kataklizmash. Bile më tepër se kaq, në Rusi ekziston tashmë projekti i centralit bërthamor, i certifikuar nga Bashkimi Evropian, i cili merr parasysh mësimet e avarisë në centralin bërthamor japonez “Fukushima-1”.

0Në mbledhjen e Komisionit për modernizimin u vu në dukje gjithashtu, se tashmë është miratuar në lexim të parë projekt ligji mbi krijimin e sistemit të monitorimit mjedisor, në Dumën Shtetërore është paraqitur projekt ligji mbi mbrojtjen e deteve nga ndotja e naftës. Këto projekt ligje duhet të shqyrtohen në mënyrë operative, meqenëse zgjidhja e problemeve ekologjike nuk pret më, është urgjente, duhet thënë, - deklaroi Dimitri Medvediev.

Svetllana Andrejeva