Zëri i Rusisë Këshilli i Shkencës i Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA i habiti pa masë anëtarët e Senatit me raportin, në të cilin u analizuan karakteristikat e raketave-interceptore të destinuara për sistemin evropian të mbrojtjes antiraket (MAR).

Sipas mendimit të ekspertëve të Pentagonit, sistemi nuk u lejon raketave interceptore amerikane të likuidojnë raketat e armikut në fazat e hershme të fluturimit dhe ka mangësi të tjera të qenësishme. Konkluzionet e raportit dëshmojnë mbi atë, se sistemi i MAR në Evropë është i paefektshëm dhe mbetet në shkallë të lartë inferior ndaj aftësive të raketave-interceptore që bazohen në anijet e flotës amerikane. Duam t’ju kujtojmë, se plani i miratuar në vitin 2009 për dislokimin e sistemit të MAR në Evropë shtron si qëllim kryesor garantimin e kapjes së raketave, në radhë të parë, atyre iraniane, me rreze veprimi deri nga 1.000-5.500 kilometra. Provat e armatimeve të nevojshme për këtë sistem filluan që në vitin 2005 dhe, sipas fjalëve të ushtarakëve amerikanë, dolën të suksesshme. Por të dhënat e specialistëve të Këshillit të Shkencës të Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA dëshmojnë për të kundërtën. Sipas konkluzionit të tyre, shpejtësia e fluturimit të raketave “të kundërshtarit” nuk lënë kohë të mjaftueshme për vendim-marrje, gjë kjo që mund të çojë në krijimin e të çarave në mburojën kundër-raketore.

Njoftimet mbi mungesën e efektshmërisë së Mbrojtjes Evropiane Antiraket u dukën në sfondin e dialogut që ka ngecur në vend-numëro mes Rusisë dhe SHBA për krijimin e mbrojtjes antiraketore globale. Siç dihet, Uashingtoni nuk do të ndryshojë strategjinë e vet përkatësisht MAR në Evropë: aty nga viti 2020 vetëm në bazat ushtarake të Polonisë dhe Rumanisë ai ka ndërmend të dislokojë mbi 400 raketa-interceptore. Planet e SHBA për krijimin e të ashtuquajturit Rajon i tretë pozicional i MAR në Evropën Lindore dhe Evropën Qendrore shkaktuan reagim të ashpër nga ana e Moskës. Dislokimi i sistemit të bazimit pararojë në afërsi të drejtpërdrejtë me kufijtë e Rusisë, sipas mendimit të ekspertëve ushtarakë, do të ndikojë në efektivitetin e veprimit të forcave strategjike bërthamore të Rusisë.

Situata rreth Mbrojtjes Evropiane Antiraket është jashtëzakonisht e politizuar, mendon analisti politik rus Mihaill Neizhmakov. “- Në këtë rast evidentohet një  analogji e caktuar me programin e Reagan-it “Star Wars” (“Luftrat yjore”), kur momenti psikologjik i ushtrimit të presionit mbi Bashkimin Sovjetik ishte shumë më i rëndësishëm se sa vetë programi në fjalë. Ekspertët e kuptojnë për mrekulli, se kurrfarë raketash nga Irani nuk mund të mund të përbëjnë rrezik kërcënues për Evropën. Rreziku nga ana e Rusisë gjithashtu nuk e kërcënon në kurrfarë mënyre Evropën. Domethënë, logjikisht situata e tanishme me Mbrojtjen Evropiane Antiraket i bie të jetë element presioni mbi Rusinë”, - konkludon Mihaill Neizhmakov.

0Përfaqësuesit e Pentagonit dhe NATO-s betohen e stërbetohen se sistemin     evropian i MAR nuk drejtohet kundër Rusisë, por gjatë kësaj refuzojnë ta konfirmojnë këtë pohim me dokumente ligjërisht detyruese. Gjatë shfaqjes së një këmbënguljeje të tillë supozimi i paradokohshëm i Presidentit Dimitri Medvediev, se në vitin 2020 mund të arrihet në të ashtuquajturën “pikë pa kthim mbrapa” të mbarsur me fillimin e një gare të re armatimesh, është plotësisht real. Megjithëse dhe krejtësisht i padëshirueshëm.

Ilia Harllamov