Zëri i Rusisë Salloni Avia-Kozmik në Le Bourget (International Air Show at Le Bourge) këtë vit theu të gjitha rekordet e mëparshme përkatësisht numrit të vizitorëve dhe kontratave të lidhura në të. Në këtë Sallon u paraqitën mbi 2.000 eksponate nga 45 vende të botës. Ekspozitën e vizituan 145 mijë veta. Ajo u vizitua edhe nga Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin, i cili ndoqi fluturimet e aeroplanëve rusë Бе-200 (Be-200) dhe “Sukhoi Superjet 100”.

0Kontratat e lidhura nga kompanitë ruse kishin të bënin kryesisht me teknikën e aviacionit ushtarak. Kështu, për Indinë do të prodhohen 80 helikopterë Mi-17, për Vietnamin - edhe 4 nga 8 gjuajtësit e kontraktuar më parë të modelit Su-30MK2. U nënshkrua gjithashtu dhe një marrëveshje suplementare për furnizimin në këtë vend edhe të 12 aeroplanëve gjuajtës.