Zëri i Rusisë  

Gazi natyror mund të bëhet lëndë djegëse deficitare në shkallë globale bile që vitin e ardhshëm. Për këtë deklaroi një nga kompanitë kryesore kërkimore ndërkombëtare “Wood Mackenzie”. Ekspertët vënë në pah se ky parashikim është i diskutueshëm. Në veçanti, ai nuk merr fare parasysh faktorin e furnizimeve ruse të gazit natyror në tregun ndërkombëtar.

 

Analistët e “Wood Mackenzie” përmendin disa shkaqe të lindjes së deficitit të mundshëm. Së pari, kjo është katastrofa në Japoni, për shkak të së cilës vendi ka rritur maksimalisht vëllimet e importeve të gazit të lëngëzuar natyror. Kurse nevojat e Botës së Vjetër për gaz do të rriten në mënyrë të ndjeshme për shkak të heqjes së njëkohësishme dorë prej disa vendeve nga përdorimi i energjisë bërthamore. Tejet e vështirë vazhdon të mbetet situata në Lindjen e Afërme dhe në Afrikën e Veriut, ku gjeorgafikisht ndodhen disa vende eksportuese të gazit. Por ekspertët mbajnë një qëndrim tejet skeptik ndaj parashikimeve të tilla. Konkluzionet mbi deficitin global të gazit natyror kanë karakter të mbarsur me panik, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Krye-ekonomisti i Deutsche Bank në Rusi Jarosllav Lisovolik: “- Në parashikimin e sipërpërmendur ka një paqartësi të caktuar në lidhje me gjendjen e ekonomisë botërore dhe kërkesën për burime energjie. Në këto kushte gabimet në parashikime bëhen jashtëzakonisht serioze. Ne parashikojmë ritmet e rritjes së ekonomisë globale më tepër se 4% gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm. Dhe ekzistojnë arsye për të supozuar se njëfarë deficiti të gazit natyror do të ketë megjithatë. Por unë nuk jam i prirur të mendoj se ky deficit do të jetë i i tepruar, i ndjeshëm”, - tha Jarosllav Lisovolik.

 

“Wood Mackenzie” ka parashikuar në mënyrë të përsëritur destabilizimin e tregut botëror të hidrokarbureve. Gjatë kësaj kjo kompani me një këmbëngulje fantastike parashikon rritjen e nxjerrjes së gazit jo tradicional - duke thënë, sikur, pikërisht në këtë mënyrë bota do të mund ta përballojë krizën. Për shembull, me influencën e përpjekjet e saj dhe filloi në Evropën Lindore, veçanërisht në Poloni, “mania e shale gazit”. Se në ç’pasoja ekologjike në shkallë të gjerë çuan flirtime të tilla me parashikimet, mund ta vërejmë fare qartë në shembullin e nxjerrjes së shale gazit në Pensilvani, SHBA, ku ujërat nëntokësore dolën të helmuara nga kimikatet. “Reklamimi” këmbëngulës i projekteve të kësaj natyre nuk është gjë tjetër veçse spekullim i qëllimshëm, shprehet me bindje të plotë eksperti i autoritetshëm i Qendrës ruse të Studimeve Energjetike Igor Tomberg.

Është vështirë të flitet mbi ndërlidhurinë e drejtpërdrejtë të parashikimeve dhe interesave të “Wood Mackenzie”. Por elemente manipulimi ekzistojnë megjithatë, mendon analisti i Kompanisë së investimeve “Univer Capital” Dimitri Aleksandrov: “- Është vështirë të ndahet lobizmi nga vizioni kompetent i perspektivave të zhvillimit. Çdo produkt është vështirë të avancohet në treg pa lobim apo marrëdhënie publike (PR), veçanërisht në fazën fillestare. Prandaj dëshmi të drejtpërdrejta në lidhje me atë se këto janë veprime lobimi nuk ka. Por kjo gjë nuk mund të përjashtohet gjithashtu”, - tha Dimitri Aleksandrov.


 

Polina Çernica