Zëri i Rusisë Presidenti i Federatës Ruse do të zhvillojë mbledhjen e komisionit për modernizimin dhe zhvillimin teknologjik të ekonomisë, kushtuar aspekteve ekologjike në drejtimet prioritare të modernizimit.

0Siç njoftoi Ndihmësi i presidentit Arkadi Dvorkoviç, në mbledhjen e komisionit do të shqyrtohen teknologjitë perspektive për reduktimin e emetimeve të substancave të dëmshme dhe përmirësimin e situatës ekologjike në Rusi, në tërësi.