Zëri i Rusisë Samiti i Federatës Ruse, Azerbajxhanit dhe Armenisë përfundoi pa arritjen e ndofarë marrëveshjeve mbi parimet kryesore të rregullimit të konfliktit të Nagorni-Karabah-ut, por palët konstatuan megjithatë progresin evident në rrugën drejt këtij pikësynimi, thuhet në deklaratën e përbashkët të miratuar në bazë të përfundimeve të samitit në Kazan.

Liderët e Federatës Ruse, Azerbajxhanit dhe Armenisë, respektivisht Dimitri Medvediev, Ilham Alijev dhe Serzh Sargsian, diskutuan në Kazan parimet kryesore të rregullimit të konfliktit të Nagorni-Karabah-ut. “Kryetarët e shteteve konstatuan arritjen në mirëkuptim në lidhje me një sërë çështjesh, zgjidhja e të cilave i shërben krijimit të kushteve për miratimin e parimeve kryesore”, - thuhet në deklaratën e sipërpërmendur. Në dokument është fiksuar, se pjesëmarrësit e takimit shqyrtuan ecurinë e punës së bërë me qëllim të bashkërenditjes së projektit të parimeve kryesore.

Presidentët e Azerbajxhanit dhe Armenisë i shprehën mirënjohjen e vet liderëve të Rusisë, SHBA dhe Francës, të cilët janë bashkë-kryetarë të Grupit të Minskut të OSBE-së, për vemendjen e tyre të vazhdueshme ndaj problemit të rregullimit të konfliktit të Nagorni-Karabah-ut. Ata vlerësuan mjaft lart përpjekjet e Presidentit të Rusisë për dhënien e mbështetjes në çështjen e arritjes së marrëveshjeve midis palëve të konfliktit, thuhet në deklaratën e përbashkët të pjesëmarrësve të samitit në Kazan.