0Marrëdhëniet me Rusinë janë pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të Izraelit, deklaroi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në takimin me Presidentin e Kongresit Hebre Yuri Kanner. Ai falenderoi Rusinë për ndihmën e dhënë nga ajo në shuarjen e zjarreve vitin e kaluar në Izrael dhe mbështetjen bujare financiare për ngritjen e monumentit të Heronjve të Luftës së Madhe Patriotike në qytetin Natanya. Inaugurimi i tij do të bëhet në Ditën e Fitores - më 9 Maj të vitit 2012.