Zëri i Rusisë Rusia po hap tregun e vet për perimet e freskëta nga Evropa. Vetëm se prodhimet agrare evropiane duhet të kenë çertifikatën përkatëse, njoftoi Kryemjeku sanitar i Rusisë Gennadi Onishçenko. Deri tani nuk është dhënë asnjë leje, shtoi ai.

Çdo parti malli duhet të shoqërohet me një dokument zyrtar që konfirmon mungesën e në të të bacilit E. coli, i cili shkakton infeksionin akut intestinal (të zorrëve). Ky është një kufizim i përkohshëm, vuri në dukje Kryemjeku sanitar i Rusisë. Ai do të veprojë për aq kohë, sa do të vazhdojnë të evidentohen raste të infektimit të njerëzve nga ky bacil. Sot nga të gjitha vendet e BE janë të gatshme të rifillojnë furnizimet e perimeve vetëm 5 prej tyre, njoftoi Gennadi Onishçenko. “- Evropa ra dakort për të përgatitur një formë të tillë çertifikate për perimet, siç u kërkua nga Rusia. Dokumenti duhet të përmbajë në mënyrë të detyrueshme vendin e origjinës së produktit, garancitë e organeve kompetente të vendit prej nga vijnë perimet dhe garancitë e asaj, se produkti nuk përmban bacilin E. coli. Deri më sot aplikacionet e veta i kanë paraqitur vetëm 5 vende të BE. Midis tyre janë Holanda, Polonia dhe Danimarka. Por tani për tani asnjë leje nuk është dhënë”, - tha Gennadi Onishçenko.

Aktualisht numri i të prekurve nga infeksioni intestinal në Evropë, sipas fjalëve Kryemjekut sanitar të Rusisë, arriti në 3.802 veta. Për 44 persona ai u bë vdekjeprurës. Në fillim u supozua se burim i infeksionit ishin trangujt spanjollë. Më pas dyshimi ra mbi bathët e mbira (filizat e sojës). Por pas testeve të kryera në Gjermani “të dyshuarit” e sipërpërmendur u rehabilituan. Situata u komplikua në mënyrë shumë serioze për shkak se burimi i infeksionit deri tani nuk është zbuluar dot nga specialistët.

0Gennadi Onishçenko kujtoi se edhe një nga kushtet e heqjes së embargos së perimeve u bë kërkesa për tu vënë në dispozicionin shkencëtarëve rusë bacilin mutant të E. coli. Dhe ai u soll tashmë nga laboratori i referencës i BE në Romë në një nga qendrat shkencore ruse. Shkencëtarët ia hynë intensivisht punës për studimin e tij si dhe për përpunimin e masave profilaktike.

Llada Korotun