Zëri i Rusisë Stërvitjet ushtarako-detare ndërkombëtare “FRUKUS-2011” filluan të enjten në bregdetin lindor të SHBA. Luftanijet e Rusisë, Francës, SHBA dhe Britanisë së Madhe do të përpunojnë deri më 30 qershor veprimet e përbashkëta për luftimin e piraterisë.

Në shekullin XXI sulmet grabitqare të piratëve mbi anijet tregtare janë bërë problem serioz për komunitetin ndërkombëtar. Sulmet e piratëve pengojnë zhvilimin e tregtisë botërore dhe qarkullimin e mallrave përgjatë rrugëve detare ekzistuese për dekada të tëra me radhë. Sulmet e tyre banditeske piratët i ndërmarrin pikërisht në ato vende ku kalojnë rrugët më të rëndësishme të transportimit me çisterna të burimeve të energjisë nga rajoni i Lindjes së Afërme dhe Lindjes së Mesme në vendet e Rajonit të Azisë dhe Paqësorit. Prandaj për çrrënjosjen e këtij fenomeni janë të interesuara të gjitha vendet.

Stërvitjet ushtarake Anti-pirateri po zhvillohen tashmë për të 20-ën herë në kuadër të programit të aktiviteteve të bashkëpunimit ndërkombëtar ushtarako-detar. Nga ana e palës ruse në to marrin pjesë anija kundër-nëndetëse e Flotës së Veriut “Admiral Çabanenko” dhe rimorkiatori i shpëtimit “Shahtior” (“Minatori”), vuri në dukje Zëdhënësi i Komandantit të Flotës Veriore, Kapiteni i rangut të Parë Vadim Serga: “- Anija “Admiral Çabanenko” për të katërtën ditë me radhë ndodhet me një vizitë pune në bazën ushtarako-detare të SHBA “Norfolk”. Qëllim kryesor i manovrave stërvitore ushtarake është përpunimi i aktiviteteve operative të bashkimit shumëkombësh në luftën kundër piraterisë dhe mbrojtjen e karvaneve të anijeve. Në stërvitjet në fjalë do të përpunohen fluturimet e helikopterëve nga një kuvertë anije në tjetrën, reflektimi i sulmeve dhe manovrimi i përbashkët i anijeve”, - tha Vadim Serga.

0Në ditët e para të javës së ardhshme duhet të fillojë faza aktive e manovrave ushtarake. Anija e madhe ruse “Admiral Çabanenko” dhe ekuipazhi i saj në ditët tona është një nga më të mirat në grupin e anijeve anti-nëndetëse të Flotës së Veriut të Rusisë. Ajo ka një përvojë të madhe në lundrimet e gjata dhe manovrat ushtarake. Ndër më të suksesshmet prej tyre kanë qenë ato të viteve 2009, 2010, kur “Admiral Çabanenko” në përbërjen e luftanijeve të Flotës së Veriut vizitoi Pellgun e Karaibeve. Gjithashtu për herë të parë në historinë e re të Flotës ustarako-detare ruse ai realizoi lundrimin përmes Kanalit të Panamasë.

Oleg Nehai