0Rusia kundërshton publikimin e njoftimeve të pavërtetuara për shkeljet nga Irani të regjimit të sanksioneve të OKB-së, deklaroi Zëvendësi i Përfaqësuesit të përhershëm të Federatës Ruse pranë OKB-së Aleksandër Pankin gjatë diskutimit të raportit të radhës për programin bërthamor të Teheranit. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve për të respektuar në mënyrë rigoroze kërkesat e regjimit të sanksioneve dhe për t’iu shmangur politizimit të çështjes. SHBA, Franca dhe Britania e Madhe propozojnë publikimin e raportit, kurse Rusia mendon se konkluzionet mbi respektimin e regjimit të sanksioneve të OKB-së nga ana e Iranit duhet të bazohen në punën objektive dhe të paanshme të grupit të ekspertëve.