0Numri i anëtarëve të organizatës më të madhe politike botërore në botë - Partisë Komuniste të Kinës - i tejkaloi të 80 milionë vetat. Kjo shifër është më e madhe se sa numri i popullsisë së shteteve të tilla si Britania e Madhe, Spanja apo Franca. Më 1 korrik Partia Komuniste e Kinës kremton 90-vjetorin e themelimit të vet. Në Kongresin e parë të saj të vitit 1921 ishin të pranishëm vetëm 12 veta. Pas fitores së Partisë Komuniste të Kinës në luftën civile kundër Partisë Guomindang, Lideri i komunistëve kinezë Mao Zedon (i shqipëruar si Mao Ce Dun) më 1 tetor të vitit 1949 shpalli mbi krijimin e Republikës Popullore të Kinës.