Zëri i Rusisë Në Kazan (kryeqyteti i republikës ruse Tartarstan) po fillon takimi 3-palësh i presidentëve të Federatës Ruse, Azerbajxhanit dhe Armenisë për rregullimin e konfliktit të Nagorni-Karabah-ut.

0Misioni ndërmjetësues i Rusisë në lidhje me rregullimin e konfliktit të Nagorni-Karabah-ut u aktivizua në nëntor të vitit 2008 me nxjerrjen e kontakteve 3-palëshe në nivel të lartë. Atëhere Dimitri Medvediev, Ilham Alijev dhe Serzh Sargsian miratuan Deklaratën e Moskës, duke theksuar në të domosdoshmërinë e zgjidhjes së konfliktit ekskluzicisht me rrugë paqësore. Konflikti i armatosur lindi pas daljes së Nagorni-Karabahut (enklavë armene kjo në territorin e Azerbajxhanit) nga kontrolli i Baku-së pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.