Zëri i Rusisë Moska i konsideron si aspak me vend dhe krejtësisht të pabaza deklaratat kritike të një sërë politikanëve të huaj në lidhje me refuzimin e regjistrimit të Partisë së Lirisë Popullore (PARNAS), deklaruan në MPJ të Federatës Ruse. Ky vendim i Ministrisë së Drejtësisë u morr në pajtim të plotë me legjislacioni rus në fuqi.

0Statuti i Partisë përmban dispozita që bien në kundërshtim të plotë me Ligjin mbi partitë politike. Përveç kësaj, në listën e anëtarëve të PARNAS-it janë identifikuar të mitur dhe qytetarë të vdekur. Partia u krijua në vitin 2010. Bashkëkryetarët e saj janë politikanë të njohur në të kaluarën Mihaill Kasianov, Boris Njemcov, Vladimir Millov dhe Vladimir Rrizhkov  (Mikhail Kasjanov, Boris Nemtsov, Vladimir Milov dhe Vladimir Ryzhkov).