Zëri i Rusisë Koncerni Aero-Kozmik Evropian EADS planifikon të hapë deri në fund të këtij viti një qendër kërkimore në Qendrën suburbane ruse “Skolkovo”. Marrëveshjen përkatëse mbi bashkëpunimin palët e nënshkruan në kuadër të Sallonit Avia-Kozmik Ndërkombëtar në Le Bourget të Francës.

0Palët kanë në plan të zhvillojnë sistemet e komunikimit, ndërlidhjes, aparateve të papilotuara fluturuese, motorëve si dhe sferën e shfrytëzimit efikas të energjisë.