Zëri i Rusisë Presidenti rus Dimitri Medvediev udhëzoi analizimin e mundësisë së heqjes së aeroplanit të modelit Tu-134 nga shfrytëzimi për fluturimet e rregullta që nga viti i ardhshëm. “Unë ngarkova Ministrinë me detyrën e përgatitjes së nxjerrjes së përgjithshme të përshpejtuar të aeroplanëve Tu-134 nga përdorimi. Erdhi koha që të bëhet kjo punë”, - tha Medvediev gjatë vizitës së tij në Agjencinë RIA Lajmet.

0Kryetari i shtetit rus morri pjesë në mbledhjen operative të Agjencisë RIA Lajmet në lidhje me situatën e aksidentit ajror të aeroplanit Tu-134 në Republikën e Karelia-s, në të cilin gjetën vdekjen 45 pasagjerë.