Zëri i Rusisë Anije e pilotuar kozmike ruse e brezit të ri, e cila u projektua dhe u konstruktua nga Korporata Raketoro-Kozmike “Energjia”, kur të kthehet nga fluturimi në Hënë do të ulet në rajonin e qytetit Astrahan (zona e Vollgës së Poshtme).

Për pranimin e aparatit 100 kilometra larg Astrahanit do të ndërtohet një platformë e posaçme për ulen e tij, njoftoi përfaqësuesi i Degës Raketoro-Kozmike të Rusisë. Në vitin 2015 është planifikuar realizimi i fluturimit përreth Hënës me anijen e re në regjim të papilotuar, kurse në vitin 2018 është caktuar dërgimi i saj në orbitën hënore me ekuipazh në bord.