Zëri i Rusisë Rusia i rezervon vetes të drejtën të rrisë agro-subvensionet pas pranimit në OBT, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin.

0Sipas fjalëve të Kryeministrit rus, problem kryesor në negociatat për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare mbetet çështja e aksesit të produkteve blegtorale në tregun rus. Në OBT këmbëngulin në ruajtjen e rregullit të mëparshëm. Një pozitë e tillë, vuri në dukje Vladimir Putin, nuk e kënaq aspak palën ruse. Kryeministri theksoi, se Moska nuk do të bëjë koncesione të cilat mund ti shkaktojnë dëm Kompleksit Agro-Industrial të Rusisë.