Zëri i Rusisë Ministria ruse e Drejtësisë refuzoi të regjistrojë Partinë e Lirisë Popullore (PARNAS). Siç njoftuan në këtë Dikaster, shkak i refuzimit u bënë shkeljet e shumta në dokumentet e paraqitura nga kjo parti. Por, pavarësisht nga kjo, udhëheqja e Partisë tashmë deklaroi: se refuzimi i regjistrimit ka nëntekst politik.

PARNAS u themelua në dhjetor të vitit të kaluar nga koalicioni i forcave demokratike në përbërjen e Lëvizjes “Solidariteti”, RNDS, Partisë Republikane dhe Lëvizjes “Zgjedhja demokratike”. Liderët e këtij bashkimi - Mihaill Kasianov, Boris Njemcov, Vladimir Millov dhe Vladimir Rrizhkov (Mikhail Kasjanov, Boris Nemtsov, Vladimir Milov dhe Vladimir Ryzhkov) - në vjeshtë të vitit të kaluar nënshkruan marrëveshjen mbi pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Por që para dorëzimit të dokumenteve për regjistrim në gjirin e partisë plasën skandalet dhe mosmarrëveshjet midis udhëheqësve të saj. Duke parë konfuzionin e përçarjen e krijuar midis udhëheqësve, PARNAS-in fillua ta braktisin disa funksionarë të saj.

Një nga kushtet kryesore të regjistrimit të suksesshëm është grumbulimi i 45.000 nënshkrimeve në gjithë vendin. Firmat u mblodhën dhe menjëherë në Internet u dukën dëshmitë e sinqerta të grumbulluesve të nënshkrimeve. Në listat partiake, konfirmojnë vetë ata, janë regjistruar të dhënat personale të të burgosurve si dhe të njerëzve të vdekur. Vetë mbledhësit e nënshkrimeve kanë punuar, sigurisht, jo për hir të idesë: për çdo nënshkrim atyre u janë paguar rreth 2$.

Ministria e Drejtësisë konfirmoi se gjeti në listat partiake qytetarë, të cilët kishin ndërruar jetë që para zhvillimit të Kongresit të parë Themelues të Partisë më 13 dhjetor të vitit 2010, si dhe të dhëna të qytetarëve në moshë të mitur. Në konkluzionin e Ministrisë së Drejtësisë konfirmohet gjithashtu se në statutin e Partisë përmbahet dispozita që bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjin mbi partitë politike. Për shembull, në statut nuk parashikohet rotacioni i anëtarëve të organit drejtues. Kjo dispozitë përmbahet në amendamentet e bëra në ligjin “Mbi partitë politike” 2 vjet më parë.

Në lidhje me thelbin e këtyre pretendimeve vetë udhëheqësit e PARNAS-it nuk janë shprehur deri tani.

0Por nuk mënuan në Bruksel dhe Uashington të deklarojnë tashmë se “janë tejet të shqetësuar” nga fakti i refuzimit të regjistrimit të kësaj partie. Ndërkohë në vetë Rusi shumica e analistëve janë të mendimit se liderët e PARNAS-it që në fillim nuk kishin ndërmend të luanin në fushën ligjore. Ata i lidhnin shpresat e veta jo me vetë regjistrimin, por me gjetjen e pretekstit informativ, i cili do tu lejojë atyre të deklarojnë se partia e re po i nënshtrohet përndjekjeve nga ana e autoriteteve. Në rast të kundërt, sipas rregullit të vendosur, atyre do tu duhet të drejtohen në gjykatë me pretendimet e veta dhe ajo do të vendosë se kush ka të drejtë dhe kush jo. Megjithëse PARNAS-i ka ende kohë të mjaftueshme: në qoftë se dëshiron (dhe ka njerëz të gatshëm që ti japin votën e vet asaj) Partia mund të arrijë plotësisht të paraqesë dokumentet e formuluara drejtë dhe të regjistrohet deri në kohën e zgjedhjeve të dhjetorit në vend.

Igor Sileckij