Zëri i Rusisë Rusia është e interesuar në shkëmbimin e teknologjive me vendet evropiane, para së gjithash me Norvegjinë, në sferën e nxjerrjes së gazit në shelf, deklaroi Zëvendës-Kryetari i Dumës Shtetërore, Presidenti i Shoqatës Ruse të Gazit Valeri Jaziev. Ai do të jetë njëri nga raportuesit kryesorë në Forumin në Bruksel, i cili do ti kushtohet inovacioneve në përdorimin e “lëndës së kaltër djegëse”.

0Presidenti i Shoqatës Ruse të Gazit vuri në dukje, se Rusia ka veçanërisht të zhvilluara teknologjitë e transportimit të gazit nëpërmjet tubacioneve dhe në formë të lëngëzuar. Teknologjitë më të përparuara po aplikohen aktualisht në ndërtimin e gazsjellësve rusë në Evropë, ndër të tjera edhe gjatë shtrimit të tubacioneve nën ujë.