Zëri i Rusisë Rusia mund të marrë masa antidumping me qëllim që të mbrojë prodhuesit e vet të produkteve të qumështit dhe dhjathrave, deklaroi Zëvendëskryeministri i parë Viktor Zubkov në Kongresin e Lëvizjes Agrare Ruse. “Në disa rajone janë grumbulluar rezerva dhjathi rus të cilësisë së lartë. Ne nuk mund të importojmë vazhdimisht sasi të mëdha, ndërkohë që fermerët tanë do të pësojnë humbje të mëdha”, - tha Zubkov.

Në lidhje me këtë Zëvendëskryeministri vuri në dukje, se qeveria ruse do të kërkojë mekanizmat për dhënien e ndihmës prodhuesve vendorë. Gjatë kësaj, siç theksoi Zubkov, ata nuk duhet të ndikojnë në rritjen e kostos së produkteve.