Shkarko audiofailin

Gjykata e Amsterdamit liroi Liderin e Partisë anti-islamiste të Lirisë Geert Wilders duke i dhënë pafajësinë atij. Kurrfarë ndezje të përçarjes ndëretnike ajo nuk evidentoi në veprimtarinë e politikanit holandez. Krahasimi i Kuranit me librin e Hitlerit “Mein Kampf” u konsiderua si “i papranueshëm”.

Ndërkohë sondazhet e zhvilluara dëshmojnë qartë, se nga 1/3 e deri tek gjysma e evropianëve janë të pakënaqur nga invadimi i tepërt i të huajve. Shumica e tyre janë mëse të bindur: se partitë drejtuese as që duan t’ia dinë fare për këtë problem. Ndjenja e pafuqisë i detyron njerëzit ta hedhin vështrimin nga opozita e dhjathtë. Në 15 parlamente kombëtare të Evropës aktualisht janë përfaqësuar ndjeshëm populistët e dhjathtë dhe radikalët: që nga Skandinavia e deri tek Italia dhe Franca. Në shembullin e Partisë holandeze të Lirisë mund të vërehet qartë, se parullat e fushatave të tyre paraelektorale janë balsam për shpirtin e votuesve. Bullgaria dhe Rumania të flaken nga BE, Turqia të mbahet qindra kilometra larg tij (në distancë “të shtëne arme”), kurse shumat në miliarda të kthehen urgjentisht në arkën e Bashkimit Evropian. Parulla të ngjashme mund të vërehen edhe tek populistët e vendeve të tjera - në Finlandë, Danimarkë, Suedi, Angli. Ideja e harmonisë ndëretnike, e pasuruar me kulturën evropiane për llogari të emigrantëve dështoi, meqenëse doli e paaftë të përballojë përplasjen me realitetin objektiv, - thotë eksperti rus i Institutit të Evropës Vlladisllav Biellov: “- Asimilimi kundër vullnetit është i pamundur. Britania e Madhe, Franca, Gjermania janë shembuj evidetë të politikës së konceptuar keq të imigracionit. Pjesa më e madhe e emigrantëve nuk kanë ndërmend të pranojnë normat dhe rregullat e vendosuara në ato territore ku ata synojnë të vendosen për hir të përfitimit të ndihmave sociale dhe subvencioneve pa investuar as edhe një qindarkë në mekanizmin social, të mirat e të cilit ata gëzojnë. Dhe detyrë e shtetit në këtë rast është ndjekja e politikës së emigracionit të kontrolluar. Si shembull efektiv në këtë rast mund të shërbejë Kanadaja, ku ndiqet politika e përzgjedhjes mjaft rigoroze të qytetarëve të ardhshëm të vendit.

0Nuk është, sigurisht, aspak e lehtë të ndërtohet një politikë e tillë migracioni, e cila të marrë parasysh edhe interesat e evropianëve, edhe ato të emigrantëve. Por në qoftë se nuk do të kërkohet rrugëdalje nga situata e krijuar, sëmundja rrezikon të lihet atëhere pasdore në mënyrë të pashpresë.

Sergei Guk