Zëri i Rusisë Kanali televiziv “Russia Today” parakaloi Fox News, ABC News, Sky News, CNN International, Al Jazeera dhe Reuters përkatësisht vizitorëve të vet në You Tube. Numri i shikuesve të materialeve të Kanalit televiziv rus arriti në 472 milionë veta dhe vazhdon të rritet mesatarisht me 850 mijë në ditë.

Drejtori i Përgjithshëm i Google në Rusi Vladimir Dollagov mendon se treguesit e lartë të kanalit flasin jo vetëm për popullaritetin në rritje të materialeve profesionale informative të tij, por edhe për efektivitetin e You Tube si platformë reklamuese.

0Në mars të këtij viti Kanali televiziv “Russia Today” rezultoi si kanali më i vizituar në You Tube, duke lënë pas vetes kanalin Vevo, i cili transmeton clipe muzikore.