Shkarko audiofailin

Të premten (më 24 qershor) Bashkimi Evropian në mbledhjen e vet në Bruksel ka ndërmend të marrë vendimin në lidhje me pranimin e Kroacisë në radhët e veta. Kësaj teme i kushtoi komentin e vet vëzhguesi i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Pjotër Iskenderov. Autori shkruan:

Aplikimi i Kroacisë për anëtarësim po shqyrtohet në Bashkimin Evropian që nga fundi i viteve 1990-të dhe atje nuk kanë nxituar aspak ti jepnin Zagrebit “dritën jeshile”. I gjithë problemi konsiston në atë, se pavarësisht nga imazhi mjaft i respektueshëm aparencial dhe kursi i padiskutueshëm pro-evropian, në Kroaci pasqyrohen si në një pikë uji të gjitha kontradiktat ekzistuese në rajonin Ballkanik. Le të përmendim problemin e pazgjidhur ende të dhjetëra mijëra refugjatëve serbë, të cilët humbën vatrat e veta pas shpartallimit të Krajinës Serbe nga ushtria e rregullt kroate në vitin 1995. Njëri nga pjesëmarrësit e atij operacioni, gjeneral Ante Gotovina, në prill të këtij viti u dënua nga Tribunali i Hagës me 24 vjet heqje lirie, gjë kjo që shkaktoi në Kroaci shpërthimin e fuqishëm të prirjeve nacionaliste, i cili shokoi Bashkimin Evropian.

BE do ti duhet të marrë parasysh edhe një problem tjetër serioz të Kroacisë - korrupsionin. Ky problem është i mjaftueshëm dhe tejet i mprehtë në të gjitha vendet e Ballkanit duhet thënë, por pikërisht në Kroaci në vitin 2009 Kryeministri Ivo Sanader u detyrua të japë dorëheqjen nën peshën e rëndë të akuzave për korrupsion, kurse në vitin 2010 ai u ndalua në Salzburg me urdhër-arrest të lëshuar nga Interpoli. Është interesant fakti, se Sanader konsiderohej si njëri prej mbështetësve më të vendosur të integrimit evropian në vend.

Privatimi i realizuar që në kohën e luftës në Kroaci “ishte i gabuar dhe kriminal” - dëshmon ish Presidenti i vendit Stipe Mesiç. Sipas fjalëve të tij, “si rezultat i këtij privatizimi u shkatërrua e gjithë industria jonë dhe Kroacia vazhdon të vuajë deri tani pasojat e tij”.

0Mos do të jenë të detyruar vallë në këtë rast evropianët të hedhin mbi supet e veta barrën e rëndë të problemeve sociale dhe ekonomike edhe të një vendi tjetër tani? Sepse sipas llogaritjeve të bëra në fund të vitit 2010 borxhi i jashtëm i Kroacisë arriti në 60 miliardë $, kurse papunësia i tejkaloi të 13%. Një situatë e tillë përbën jo vetëm rrezik kërcënues për taksapaguesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por dhe tenton të shndërrohet në mjedis ushqyes për prirjet nacionaliste dhe ekstremiste, për flukse të reja refugjatësh dhe shfrenim të mëtejshëm të krimit. Për BE, i cili përpiqet akoma të “tresë” pranimin në radhët e veta në vitet 2004-2007 të dhjetë vendeve të Evropës Lindore, të gjitha problemet e sipërpërmendura janë tejet të padëshirueshme. Sepse, në të vërtetë, popullariteti i partive nacionaliste edhe pa këtë figuron tashmë në rritje në vetë Evropën Perëndimore...

Pjotër Iskenderov