0SHBA planifikojnë të largojnë këtë vit nga Afganistani 10 mijë ushtarakë të vet. Reduktimi i pranisë ushtarake amerikane në vend do të fillojë që muajin e ardhshëm. Një deklaratë e tillë tingëlloi nga goja e Presidentit amerikan Barack Obama mbrëmë në mesazhin e tij drejtuar kombit. Obama vuri në dukje, se “aty nga viti 2014 populli afgan do të marrë mbi vete garantimin e sigurisë së vet.”