Zëri i Rusisë U identifikuan kufomat e 43 prej 45 viktimave të katastrofës ajrore që ndodhi më 20 qershor në Republikës e Karelias (veriperëndim i Rusisë). Siç njoftuan në Dikasterin republikan të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë, për pjesëmarrje në procedurën e identifikimit në Petrozavodsk mbërritën rreth 80 veta - të afërmit e viktimave.

0Aeroplani Tu-134 i Kompanisë ajrore “Rusair” u rrëzua gjatë uljes në periferitë e Petrozavodskut. Në bordin e tij ishin 52 pasagjerë dhe, për fat të keq, vetëm 7 prej tyre arritën të mbijetojnë.