Zëri i Rusisë Kompania ajrore italiane “Panorama Blue Airlines” ka ndërmend të blejë në Rusi 12 aeroplanë të modelit “Sukhoi Suprejet 100”. Siç njofton Agjencia ITAR-TASS, marrëveshja përkatëse u nënshkrua sot në Sallonin Avia-Kozmik në Le Bourget të Francës. Dërgesat e avionëve priten në fund të vitit 2012. Vlera e kontratës së lidhur përbën 370 milionë $.

0Më parë kompania ajrore transportuese indoneziane “Sky Aviation” lidhi kontratën për blerjen e 12 aeroplanëve rusë “Sukhoi Superjet 100”. Ky aeroplan i gjeneratës së re u konstruktua dhe u prodhua nga Kompania “Aeroplanët Civilë Sukhoi”.