Zëri i Rusisë Presidenti rus Dimitri Medvediev i dërgoi një mesazh përshëndetjeje pjesëmarrësve dhe mysafirëve të Forumit të iniciativës ndërkombëtare “Global Zero”, i cili po zhvillohet aktualisht në Londër. “Duke promovuar aktivisht kërkimin e rrugëve të arritjes së çarmatimit të mëtejshëm bërthamor ju kontribuoni jo vetëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit global, por dhe i shërbeni progresit shoqëror”, - thuhet në telegramin e tij. “Avancimi drejt një bote pa armë bërthamore është detyrë perspektive e politikës së jashtme ruse”, - vuri në dukje Medvediev duke u referuar tek nënshkrimi nga Rusia dhe SHBA në viti 2010 të Traktatit të ri mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO).

0Lëvizja “Global Zero” shtron si pikësynim përpara vetes përfundimin e marrëveshjes ndërkombëtare mbi eliminimin e plotë të armëve bërthamore deri në vitin 2030.