Zëri i Rusisë Ban Ki-moon u rizgjodh sërish në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Kandidaturën e tij e miratuan unanimisht të gjitha 192 shtetet anëtare të OKB-së.

“Vazhdimin e ndërtimit të mëtejshëm të urave ndërlidhëse midis vendeve” premtoi Ban Ki-moon gjatë marrjes së vendimit për tu rizgjedhur për mandat të dytë. Deri tani këtë detyrë ai e ka kryer jo keq, mendon Presidenti i Institutit rus të Studimeve Strategjike Aleksandër Konovallov. “- Vetë fakti se atë e rizgjodhën në mënyrë unanime në kohën tonë kaq të trazuar flet mbi atë, se ky njeri është pikërisht në vendin e vet. Kandidatura për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së duhet të kënaqë në radhë të parë 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Fakti se ata nuk kanë asnjë kundërshtim flet mbi atë, se Ban Ki-moon diti të veprojë në mënyrë të tillë që atë ta vlerësojnë, nga njëra anë si menaxher të zotin dhe efektiv, ndërsa nga ana tjetër si njeri që nuk merr anën e askujt, por përpiqet ti drejtojë punët e organit ndërkombëtar në mënyrë të tillë që të rrisë efekasitetin e tij në dobinë praktike të garantimit të sigurisë globale”, - u shpreh Aleksandër Konovallov.

Ban Ki-moon u bë Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së në vitin 2007. Fillimisht në adresë të diplomatit të Koresë së Jugut u shprehën mjaft kritika në lidhje me natyrën aspak publike të tij dhe mosdashjen për të shprehur hapur pozitën e vet në situata të mbarsura me konflikt. Por kaloi njëfarë kohe dhe vlerësimet e veprimtarisë së tij u bënë krejtësisht diverse nga të parat, thotë Përfaqësuesi i OKB-së në Federatën Ruse Aleksandër Gorelik. “- Në etapën e parë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tregohej tejet i kujdesshëm, përpiqej të merrte parasysh pikëpamjet e shumë palëve. Kurse tani ai ka filluar të veprojë më me vendosmëri. Dhe ajo valë revolucionesh, që përfshiu vendet e Lindjes së Afërme dhe Afrikës së Veriut, e gjeti atë plotësisht të përgatitur për ndërmarrjen e veprimeve më të vendosura. Ai befasoi shumë analistë kur doli me vlerësim shumë të rreptë në adresë të veprimtarisë së regjimeve qeverisëse dhe drejtuesve në pushtet në vendet e përfshira nga trazirat. Dhe pozita e tij u bë vërtet një faktor mjaft ndikues në ndërtimin, harmonizimin e politikës ndërkombëtare në këtë çështje”, tha Aleksandër Gorelik.

Në këtë mënyrë, duke vazhduar veprimtarinë e vet në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon  do të ketë mundësi të japë një kontribut të madh pozitiv në veprimtarinë e Organizatës dhe në ndërtimin e rendit botëror në tërësi.

0Zyrtarisht 5-vjeçari i dytë i Ban Ki-moon-it në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së fillon më 1 janar të vitit 2011 dhe përfundon në 31 dhjetor të vitit 2016.

Inessa Frollova