0Pjesëmarrja e Rusisë në BRIKS (BRICS) (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut) do të bëhet mjet tejet i rëndësishëm për nxitjen e modernizimit të ekonomisë dhe zhvillimit inovativ të vendit. Për këtë u deklarua sot në mbledhjen e kolegjiumit të MPJ të Federatës Ruse, e cila u zhvillua nën drejtimin e Kreut të saj Sergei Lavrov. Pjesëmarrësit e mbledhjes theksuan, se BRIKS është “manifestim i tendencës objektive për formimin e botës policentike”. BRIKS “për një kohë fare të shkurtër arriti të bëhet faktor i vërtetë veprues efektiv në politikën botërore”, - mendojnë në MPJ të Rusisë.