Zëri i Rusisë Fati i tregut të produkteve ushqimore po diskutohet të mërkurën nga ministrat e bujqësisë të vendeve të “G-20”. Për herë të parë një takim të tillë vendosi ta zhvillojë Franca, e cila kryeson aktualisht “Grupin e Njëzetëshes”. Temat kryesore të këtij takimi janë: paqëndrueshmëria e tregut të produkteve ushqimore dhe parandalimi i krizave ushqimore.

Problemi i rritjes së çmimeve qëndron që prej shumë kohësh në rendin e ditës. Që nga fillimi i vitit çmimet e produkteve ushqimore janë rritur dyfish duke u bërë një problem mjaft serioz social dhe politik për shumë vende të botës. Vendeve pjesëmarrëse të “G-20” u bien për pjesë më shumë se 2/3 e të gjitha tokave bujqësore dhe më tepër se 80% e prodhimit botëror të drithërave. Dhe tani ministrat duhet të zgjidhin problemin -  si ti bëjnë sa më minimale luhatjet e çmimeve të drithërave bazë.

Parisi ofron planin e vet. Në Francë përpiqen t’i kushtojnë vemendje jo vetëm problemeve të tilla globale si mungesa e produkteve ushqimore, por edhe atyre më lokale, për shembull, spekullimeve financiare. Detyrën e vet qeveria e sheh në atë që të luftojë me spekullimet financiare në tregjet ushqimore. Kështu, një nga pikat e planit të ri propozon rritjen e investimeve në bujqësi me qëllim që ajo të bëhet më e pavarur. Franca flet gjithashtu edhe mbi domosdoshmërinë e krijimit të bazës së përbashkët të të dhënave dhe sistemit të reagimit operativ në situata krize.

0Rusia që tani po përpiqet të stabilizojë situatën në tregun e drithërave dhe ka ndërmarrë që nga 1 korriku anulimin e embargos mbi eksportin e drithërave. Kjo do të ndikojë pozitivisht në situatën e tregut global. Përveç kësaj, lejimi i fillimit të eksportit do ta ndihmojë Rusinë të rikthehet në pozitat e liderëve në këtë segment të tregut, mendon eksperti i Institutit rus të Ekonomisë Boris Frumkin. “- Rusia edhe kështu deri vitin e kaluar, kur ndodhi rënia e theksuar e prodhimit bujqësor në vend për shkak të thatësirës së madhe, ishte e treta apo e katërta ndër eksportuesit botërorë të drithërave. Domethënë ka eksportuar deri në 20 milionë ton drithëra në vit. Kjo është një shifër shumë e lartë dhe Rusia demonstroi qartë se bile edhe tani, në nivelin aktual të produktivitetit, ajo mund të garantojë plotësisht një vëllim të tillë eksporti. Këtë vit pritet një rritje  prodhimi me rreth 20 milionë ton, kështu që vendi do të ketë sërish mundësi të rikthehet në treg si një ndër eksportuesit kryesorë. Në të ardhmen, ka shumë mundësi, që pozitat e Rusisë të forcohen akoma dhe më shumë, sepse furnizuesit kryesorë - SHBA dhe BE - po stabilizojnë dhe bile po reduktojnë prodhimin e drithërave.

Olga Denisova dhe Nina Dimitrieva