0Intensiteti dhe dinamika e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Gjermanisë janë garanci të asaj, se karastrofa ushtarake e ngjashme me atë të 70 viteve më parë nuk do të përsëritet më kurrë. Kjo u konstatua nga Ministrat e Jashtëm të dy vendeve, respektivisht Sergei Lavrov dhe Guido Westerwelle, në artikullin e e tyre të përbashkët publikuar në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Ai i kushtohet 70-vjetorit të sulmimit të Bashkimit Sovjetik nga Gjermania hitleriane dhe fillimit të Luftës së Madhe Partriotike. Krerët e MPJ të dy vendve theksuan, se kujtimi i asaj lufte na obligon të mos dobësojmë përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Evropë dhe përtej kufijve të saj.