Zëri i Rusisë Parlamenti i Greqisë i paraqiti votë mosbesimin qeverisë së Kryeministrit Jorgos Papandreu. Ky hap jep shans për miratimin e buxhetit, i cili parashikon masa të reja shtrënguese për vendin. Votimin në lidhje me këtë çështje ligjvënësit grekë do ta zhvillojnë më 28 qershor.

Miratimi nga parlamenti grek i reduktimit të shpenzimeve dhe zhvillimit të privatizimit masiv janë kushtet e domosdoshme të paraqitura nga FMN dhe BE për dhënien Greqisë në fillim të korrikut të këstit të ri të kredisë. Pa këto para Athina nuk mud të shlyejë dot bile as interesat e borxheve të mëparshme. Por për grekët e thjeshtë kjo do të jetë e mbarsur me shkurtimin e pagës, reduktimin e përfitimeve sociale dhe vendeve të punës.

Por edhe ata që duhet të ofrojnë këtë ndihmë nga jashtë po përballen aktualisht me vështirësi të caktuara. Që tani është bërë fare e qartë se pa ndihmën e bankave të mëdha private në Evropë nuk do të mund t’ia dilet dot punës mbanë në rastin konkret. Por do të jetë punë e vështirë tu zgjohet interesi, tu mbushet mendja atyre për të marrë pjesë në dhënien e kredive Greqisë, meqenëse ato kanë tashmë në bilancin e vet borxhe greke. Sipas vlerësimeve të “Deutsche Bank”, nga 340 miliardë euro të borxhit grek rreth 80-90 miliardë euro i mban  Banka Qendrore Evropiane, 50-60 miliardë euro - bankat e Greqisë dhe një shumë po të tillë - bankat e huaja. Pjesa tjetër e borxhit është në pronësi të fondeve globale dhe kompanive të sigurimit. Dhe në qoftë se puna do të shkojë deri në default, bankat e Greqisë thjesht do të pushojnë së ekzistuari. Por edhe kreditorët e huaj do të preket në mënyrë fort të ndjeshme nga kjo, sepse do të humbasin të drejtën për të kërkuar kthimin e mjeteve financiare të investuara në obligacione (bono).

Në përpjekje për të rifituar humbjet e mëparshme dhe për të parandaluar ato të reja në planin e shpëtimit të Greqisë do të ingranohen bankat evropiane. I gjithë problemi konsiston në atë se në ç’kushte do të bëhet kjo gjë, vë në dukje analisti i autoritetshëm i Kompanisë investuese “Zerich Capital Management” Oleg Dushin: “- Po shqyrtohen dy variante - pjesëmarrja e detyruar dhe vullnetare e investitorëve privatë në ristrukturimin e borxheve të Greqisë. Bashkimi Evropian anon nga mbështetja e variantit të inkurajimit të bankave mbi baza vullnetare. Për këtë qëllim mund të përdoren edhe metodat e stimulimit. Por në fakt rezulton megjithatë se bankat do të jenë të detyruara të bëjnë atë që kërkohet prej tyre, meqenëse nuk do të kenë rrugëdalje, alternativë tjetër. Paketa e dytë e ndihmës për Greqinë parashikon përfshirjen, me propabilitet të madh, të investitorëve privatë në programin e ndihmës për qeverinë greke.

0Si të zgjohet interesi i bankave komerciale ndaj transaksioneve greke? Analistët e kanë të vështirë ti përgjigjen kësaj pyetjeje. Por një gjë është plotësisht e qartë - se për rreziqet e tyre ata do të kërkojnë kompensim të plotë, shprehet me bindje të plotë Drejtori i Kompanisë së Manaxhimit “Finam Management” Sergei Hestanov: “- Me qëllim që bankat private të marrin pjesë në shpëtimin e Greqisë atyre u nevojiten domosdoshmërisht garanci të qarta dhe të formuluara dokumentalisht nga ana e Bashkimit Evropian. Ndërsa marrja e garancive të tilla për momentin shumë është problematike. Kjo është shenjë mëse e qartë e asaj se investitorët privatë pa garanci formale Greqisë si huamarrëse nuk i zënë besë më”, - tha Sergei Hestanov.

Natalia Kovalenko